Ministri i Financave, Hekuran Murati priti sot në takim Zëvendëskryeministrin, njëkohësisht Ministrin e Punës, Familjes, Çështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta të Sllovenisë, Luka Mesec.
Gjatë takimit, palët u pajtuan që të iniciohet marrëveshja për sigurime shoqërore mes dy vendeve, në mënyrë që të lehtësohet barra e qytetarëve tanë që jetojnë në Slloveni, si dhe anasjelltas, duke u mundësuar atyre të realizojnë të drejtën për pension në vendin ku jetojnë.
“Inicimi i kësaj marrëveshjeje u konsiderua si interes i përbashkët i të dyja vendeve, andaj takimi i sotëm hapi rrugë për fillimin e negociatave ndërmjet ekipeve teknike drejt finalizimit të marrëveshjes.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Tutje, në këtë takim u diskutuan edhe mundësi të tjera për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë tek fusha e punësimit dhe mundësia e zhvillimit të programeve të përbashkëta në këtë drejtim.
Në njoftim thuhet se palët shprehën vullnetin e tyre për të thelluar bashkëpunimin mes dy shteteve përmes nismave konkrete në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve./Arbresh.info/
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur