Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka njoftuar se ushtarët e misionit do të vazhdojnë patrullimet e tyre të rregullta ditë e natë, duke siguruar një prani të qëndrueshme dhe të qetë si në veriun e Kosovës, ashtu edhe në të gjithë zonën e përgjegjësisë.
“Personeli i KFOR-it mbetet i vëmendshëm, duke ruajtur vetëdijen për situatën dhe duke nxitur stabilitetin në të gjithë rajonin. Këto aktivitete të vazhdueshme pasqyrojnë angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës”, njofton KFOR.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e saj, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të siguruar për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës të sigurisë.
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij
Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jele...