Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se një kompani taksish në Prishtinë ka keqpërdorur energjinë elektrike për mbushjen e veturave të saja elektrike.
Sipas njoftimit, ekipet e kontrollit të KEDS-it e kanë kapur në flagrancë pronarin e kompanisë, shkruan Arbresh.info.
Tutje, KEDS bën të ditur se dëmi i shkaktuar është mbi 40 mijë euro.
“Dëmi financiar që i është shkaktuar KEDS-it është i madh, duke u përllogaritur në 40,568.26 euro, shumë të cilën kompania e taksive obligohet ta rikthejë menjëherë si pjesë e rikthimit të humbjeve”, thuhet në njoftimin e kompanisë në Facebook.
“Rryma t’kushton ma lirë kur e përdor drejt!”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...