Një person i armatosur dhe i maskuar ka vjedhur një sasi të parave në pompë benzine në fshatin Kçiq në Mitrovicë.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.
Avni Zahiti zëdhënës i Policisë për këtë rajon ka thënë për arbresh.info se nuk ka të lënduar, ndërsa me rastin janë duke u marrë njësitë përkatëse.
“Sonte, rreth orës 18:00, nga ana e tre ankuesve , punëtor në një pompë derivatesh në fsh Kçiq të Mitrovicës, është raportuar se një person i dyshuar e i maskuar, nën kanosje e armës ka grabitur një shumë të parave”, ka thënë ai./arbresh.info/
.
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...