Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se e gjithë potenciali i Qeverisë është nën dispozicionin e komunës së Deçanit.
“Si qeveri jemi të ndërgjegjshëm, kryetari ka shpallur gjendjen emergjente, kemi filluar koordinimin mes kolegeve të tjera për të gjetur zgjidhjen në këtë komunë, jemi të interesuar që të punojmë në çdo aspekt, ajo se çfarë është menduar se mund të jetë I një far mikrobi në ujë momentalisht nuk është konfirmuar. Prandaj si qeveri më lejoni që të gjithë potencialin tonë e kemi në dispozicion për komunën e Deçanit”.
Më tej, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla u shpreh se kanë ardhur që situatën ta ndjekin nga afër në mënyrë që të mund të ndihmojnë këtë komunë.
” Erdhëm e pamë për se afërmi. Në jemi në gjendje për t’i ndihmuar këtë komunë”./arbresh.info/
Shih edhe këtë:
Policia e Kosovës shton masat e sigurisë për zgjedhjet e 7 q...
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...