Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Hungarisë.
Sipas njoftimit, gjatë qëndrimit dy ditor në Budapest, ai do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Kosovës për Administratë Publike dhe Universitetit të Shërbimeve Publike të Hungarisë, Ludovika, shkruan Arbresh.info.
Në këtë vizitë, ndër të tjera, zëvendëskryeministri Bislimi pritet të takohet edhe me ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë, Peter Szijjarto si dhe me ministrin për Çështje të BE-së, Janos Boka./Arbresh.info/
Parandalohet kontrabandimi i dy telefonave në Qendrën e Para...
“Mos e lejoni askënd të na ndajë”, Hamza i bën t...
“Hantavirusi, asnjë rast në Shqipëri”, Ministria e Shëndetës...
Kurti pret përfaqësuesen e UNHCR-it, temë refugjatët dhe per...
Operacion antimafia në Napoli, 14 të arrestuar të lidhur me ...