Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur aktivitetet e policisë rajonale gjatë javës, përfshirë gjobat dhe aksidentet.
Sipas të dhënave, Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me qëllim parandalimin e aksidenteve, raporton Arbresh.info.
“Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 19-25/08/2024 ka shqiptuar 1429 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 9 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion. Ndërsa, janë raportuar 37 aksidente, prej tyre : 14 Aksidente me lëndime, 19 persona të lënduar, dhe 23 aksidente me dëme materiale”, bëhet e ditur në njoftim.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
Policia fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406./Arbresh.info/
Haxhiu pret përfaqësuesit e komunitetit Ashkali: Diversiteti...
Erërat e forta lënë pa rrymë qendrën e skijimit në Brezovicë
Hoxhaj takon Stoltenberg në Mynih: Bashkëpunimi vazhdon që n...
Tym në objektin e AKP-së në Prishtinë, intervenojnë zjarrfik...
Sali Berisha uron Kurtin për rizgjedhjen në krye të qeverisë
Reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e kr...