Prokuroria e Shtetit ua ka caktuar masën e paraburgim prej 30 ditësh dy hakerëve nga Kosova, të cilët po akuzohen edhe nga Departamenti amerikan i Drejtësisë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë së Kosovës, Ekrem Lutfiu.
Liridon Musliu dhe Besart Hoxha, u arrestuan më 6 shkurt nga Policia e Kosovës, pasi që ishin kërkuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë.
Dy qytetarët e Kosovës janë në mesin e 36 personave ndaj të cilëve Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur akuza për përfshirje në skema të mashtrimeve kibernetike dhe vjedhjeje përmes identitetit.
Nga ky krim kibernetik, është vlerësuar se janë shkaktuar dëme që kalojnë vlerën prej 530 milionë dollarëve amerikanë humbje për konsumatorët, bizneset dhe institucionet financiare/rel
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...
Vjedhje në një xhami në Ferizaj, dëmtohen edhe kamerat e sig...
Peter Magyar i drejtohet turmës: Së bashku e çliruam Hungari...
“Të kalosh një emër të madh si Samuel Eto’o është një ...