30 ditë paraburgim për 70-vjeçarin që dyshohet se vrau gruan e tij me sëpatë

16:20 | 26 Nëntor 2022
E.H

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë ndaj Izet Godenit që dyshohet se e ka mbytur gruan e tij me sëpatë gjatë së premtes.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Është mbajtur seanca dëgjimore ku gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji nën dyshimin se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë”, tha Gashi.

Ende nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur rasti i rëndë.

E ndjera Sadije Godeni, ishte arsimtare e Gjeografisë në Shkollën Fillore “Dardania”.

Ajo u varros sot në varrezat e qytetit në Prishtinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme