Zonja e parë e Prishtinës, Kristale Ivezaj-Rama ka reaguar pasi bashkëshorti i saj, Përparim Rama, ka pranuar detyrën e kryetarit të Prishtinës.
Ajo shkruan se Përparimi do të punojë shumë për ta çuar lart titullin e tij të kryetarit.
“Fjala transformim duket e vogël për t’i përshkruar këto momente. Të gjithë e dimë që Përparimi do të punojë pa pushim për të çuar lart titullin e tij Kryetar i Komunës. Ai u inagurua sot në mëngjes dhe fillon detyrën për t’i shërbyer Prishtinës sot! Urime pa fund ekipit të tij të shkëlqyer dhe gjithë Prishtinës! Ditë të mira janë para nesh”, ka shkruar ajo në Instagram./arbresh.info/

KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...