Një 19 vjeçar është therur me thikë sot rreth orës 13:00 në afërsi të shkollës fillore “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Mbështetur në informatat e para dyshohet se dy grupe janë përleshur në mes veti me ç‘rast viktima 19 vjeçar ka marrë lëndime në këmbë që dyshohet të jenë shkaktuar nga një mjet i mprehtë”, tha Borovci për KALLXO.com.
Ai shtoi se të dyshuarit për këtë rast, të cilët janë të njoftuar për policinë, kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Borovci shtoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të lokalizimit të vendndodhjes së personave të dyshuar.
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C