Në Tiranë sot është mbajtur Samiti III për Diasporën, ku janë të mbledhur përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh, studiues, historianë, nga të gjitha trevat shqipfolëse.
Në këtë samit ka munguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse ishte i ftuar.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, për Arbresh.info tha se Kurti nuk ka mundur të marrë pjesë në këtë samit për shkak të angazhimeve në agjendë.
“Në Samitin e Diasporës i cili po organizohet në Tiranë, nga Qeveria e Republikës së Kosovës, po marrin pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi. Gjithashtu, pjesëmarrëse është dhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Për shkak të angazhimeve në agjendë, përfshirë seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku me kërkesë të opozitës do të raportojë mbi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, Kryeministri Kurti nuk ka mundur të marrë pjesë në këtë organizim”, tha Kyreziu./Arbresh.info/
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s