Një ngjarje tragjike kishte ndodhur më 16 prill në Pejë, ku Edmond Lajqi dyshohet se e kishte vrarë gruan e tij Gjyljeta Ukellën.
Lidhur me këtë rast, Prokuroria e Pejës, është në fazën finale të hetimeve.
Kështu tha për Arbresh.info Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.
Nikçi tha se janë në pritje të analizave të ADN-së nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë.
“Prokuroria Themelore në Pejë, lidhur me rastin e vrasjes se rëndë, i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe jemi në fazën finale të procesit hetimor. Prokurorja e çështjes, nga data 29 prill 2024, ka urdhëruar Agjencionin Kosovar të Forenzikës, për analiza të ADN-së dhe përkundër disa kërkesave të vazhdueshme nga prokurorja e shtetit, ky institucion ende nuk ka kthyer rezultatet e kërkuara”, tha Nikqi./Arbresh.info/
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë