Në kuadër të projekteve për parandalimin e dhunës në familje dhe ndaj fëmijëve, policia në komunitet dhe parandalim ka realizuar ligjëratë në dy shkolla të Komunës së Prizrenit. Në këtë ligjëratë pjesëmarrës ishin 230 nxënës.
Zyrtarë policor përmes ligjëratave profesionale, duke bashkëpunuar me DKA-në dhe arsimtarët e shkollave fillore, informuan nxënësit për rëndësinë e familjes dhe format e dhunës që shprehën ndaj tyre. Veçanërisht dhuna ndaj fëmijëve është e papranueshme dhe për këtë policia përmes ligjërimit ju ofroj dijeni për mënyrën e parandalimit dhe metodat që mund të parandalohet dhuna për të cilën shpeshherë janë viktima vetë fëmijët.
Me ligjërata të tilla duke qenë në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe partnerë tjerë të parandalimit të dhunës në familje, policia e Kosovës do të vazhdojë edhe me tutje.

Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...