Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli sot feston 72 vjetorin e lindjes.
Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se këtë ditëlindje është duke e kaluar vetëm me familjen e tij si dhe ka falënderuar të gjithë miqtë e tij për urimet, përcjell Arbresh.info.
Tutje Pacolli shkruan se kontributi im në mirëqenien e mijëra familjeve të tjera më bën edhe më krenarë.
Ky është postimi i tij i plotë:
Mijëra urime do të thotë mijëra falënderime. Unë jam mirënjohës për të gjithë ju që po më uroni sot (familjar, miq, partner dhe dashamirë) për ditëlindjen time.
Urimi i juaj thotë shumë për mua, pavarësisht se kush jeni. Ditën po e kaloj me familjen time. Kur reflektoj për vitet që kaluan, mund të them se jam i plotësuar në jetë. Unë kam arritur atë që kam dashur, kam shumë miq Ëndrra ime në jetë ishte të krijoja një familje dhe të mund të kujdesesha për të. Dhe atë më dha Zoti.
Kontributi im në mirëqenien e mijëra familjeve të tjera më bën edhe më krenarë! Ju uroj gjithë të mirat dhe ju falenderoj nga zemra”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info/
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...