KQZ: Refuzohen 9 mijë e 49 zarfe me fletëvotime nga diaspora

16:47 | 22 Shkurt 2021
A Z

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar punën Shërbimi Votues, i cili po bën vlerësimin e rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat janë pranuar gjatë periudhës së votimit përmes postës.

Zëdhënësi i KQZ-zë Valmir Elezi ka thënë se, deri më tani janë hapur 19 mijë e 168 pako të supozuara me fletëvotime, raporton arbresh.info

Elezi, thotë se janë refuzuar 9 mijë e 49 zarfe me fletëvotime, dhe arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme.

“Përmes këtij procesi do të mund të saktësojmë numrin e fletëvotimeve të cilat kanë ardhur nga jashtë vendit. Deri më tani janë hapur 19 mijë e 168 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, që siç e dini brenda një pakoje mund të ketë më shumë se një zarf me fletëvotim. Pas vlerësimit janë aprovuar 22 mijë e 326 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 9 mijë e 49 zarfe me fletëvotime. Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme. Disa prej këtyre pakove janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit. Po ashtu, në disa raste pakot janë dërguar nga votues të paidentifikuar (votim grupor); apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jo-valide”, ka thënë Elezi./arbresh.info/

LEXO EDHE:

Parregullsitë e evidentuara gjatë votimit| Këto janë arsyet pse 494 vendvotimeve po rinumërohen – Arbresh.info