Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur procesin e certifikimit të kandidatëve dhe subjekteve politike.
Gjatë mbledhjes KQZ-ja ka certifikuar dhjetëra subjekte politike dhe mijëra kandidatë.
Numri i përgjithshëm i subjekteve politike të certifikuara është 90, prej të cilave 32 parti politike, 34 Iniciativa Qytetare, 1 koalicion dhe 23 kandidatë të pavarur.
Yll Buleshkaj, nga Zyra për regjistrimin e partive në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka lexuar me radhë të gjitha partitë dhe ka bërë të ditur numrin e kandidatëve për kuvende komunale nga secila parti apo edhe iniciativë.
• Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë në 27 komuna për kryetar dhe me 841 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.
• Partia Demokratike e Kosovës do të garojë në 29 komuna për kryetar dhe me 875 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.
• Lëvizja Vetëvendosje do të garojë në 28 komuna për kryetar dhe me 933 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.
• Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë në 21 komuna për kryetar dhe me 700 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.
• Nisma Socialdemokrate do të garojë në 6 komuna për kryetar komune dhe me 289 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.
• Aleanca Kosova e Re do të garojë në 2 komuna për kryetar komune dhe me 259 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.
Modelja shqiptare pjesë e dosjes Epstein, flet për median br...
Spalletti: Mbështetja e tifozërisë vendimtare për Juventus
Drejtoresha e Muzeut Louvre jep dorëheqje pas “grabitjes së ...
Nis fushata e kontrollit inteligjent të mjeteve në akset kom...
Uashington: Rizvanolli takohet me sekretarin e Brendshëm të ...
Kusari dhe Shahini bisedojnë për bashkëpunimin me sektorin p...