Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023” e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes.
Në fjalën e tij të rastit, Hovenier ka thënë së janë të gatshëm të mbështesin FSK-në si një forcë shumë etnike, raporton Arbresh.info.
Ambasadori ka shtuar së SHBA ka ndarë mbi 23 milionë euro për FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes teksa ka theksuar se me shtetin gjerman kanë financuar shkollimin e drejtuesve.
“Jemi të gatshëm të mbështesim një forcë shumë etnike ushtarake për Kosovën. ShBA ka dhënë ndihmë mbi 23 milionë FSK dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Në bashkërenditjet me shtetin gjerman, kemi financuar për shkollimin e drejtuesve. Kemi investuar edhe në kapacitetet”, ka thënë Hovenier.
Lexo edhe:
Maqenonci: Përkushtimi i FKS-së është duke u rritur çdo ditë
Mes tjerash, ai ka përmendur partneritetin e Kosovës me shtetin e Iowa-s duke shtuar se presidentja e vendit, Vjosa Osmani ndodhet atje për të forcuar partneritetin.
Po ashtu, Hovenier theksoi se dëshiron që Kosova të merr vendin e merituar në institucionet evropiane.
“Gjatë sulmit të 24 shtatorit nga sulmet paramilitare nga grupet terroriste, Policia ka treguar bashkëpunim dhe ka parandaluar përshkallëzim. Asgjë nuk do të ishte po të eskalonte. Gjithashtu dëshiroj të vazhdojmë punën tonë në planin gjithëpërfshirës në planin e zbatimit duke dashur që edhe Kosova ta merr vendin e merituar në institucionet evropiane. Siç tha edhe ministri edhe ne e mbështesim rrugën e Kosovës drejt Aleancës, por duhet shumë punë për të bërë”, tha tutje Hovenier./Arbresh.info
Lexo edhe:
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...