Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka përkrahur thirrjen e kongresistit amerikan, Ritchie Torres, për ndryshim të qëndrimit ndaj pesë vendeve të BE-së që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.
Para Torres, edhe vetë Mandl kishte kërkuar nga Spanja, Greqia, Qipro, Sllovakia dhe Rumania që ta njohin Kosovën në fjalimin e tij në Parlamentin Europian.
“Jemi bashkë”, ka shkruar Mandl në Tëitter krahas letrës së Torres.
“Për të mirën e kësaj gjenerate dhe gjeneratave që vijnë, për dinjitetin, lirinë, paqen, demokracinë dhe sundimin e ligjit”, shtoi Mandl.
Ndryshe, dje Torres përmes një letre që iu shkroi pesë vendeve europiane, iu kërkoi atyre që ta rikonsiderojnë pozicionin e tyre karshi Kosovës.
“Lufta e Kosovës, për dhe arritjen e pavarësisë tregoi përkushtimin e saj ndaj demokracisë. Shfaqja e fortë e vetëvendosjes jo të dhunshme përputhet fuqishëm me vlerat thelbësore të demokracive të tjera në mbarë botën”, ka shkruar Torres./arbresh.info/
Great, @RepRitchie! We are in this together ?? https://t.co/M6RG6TsK3K
It‘s on behalf of this generation and the generations to come, for dignity, freedom, proper dwelling, peace, democracy and rule of law. #Kosovo #Cypris #Greece #Romania #Slovakia #Spain https://t.co/9hdq93VgKO— Lukas Mandl (@lukasmandl) March 16, 2022
LEXO EDHE:
Kongresmeni amerikan i kërkon pesëshes evropiane njohjen e Kosovës
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
Liverpooli përgatit goditjen e madhe, synon yllin e madh ang...
Rama përkujton 21 Janarin: 15 vjet nga një krim shtetëror i ...
Hoti për Rugovën: Në kohë të errëta, zgjodhi mençurinë mbi u...