Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, kërkohet drejtësi për viktimat

13:54 | 19 Qershor 2020
V. S.

Instalacioni “Bëhu zëri im” është vendosur në sheshin “Skënderbeu” nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës në Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflik

Më këtë raste krye parlamentarja Vjosa Osmani, me këtë rast tha se dhunimi gjatë luftës është përdorur si mjet i gjenocidit dhe kjo është dëshmia më e mirë për krimet e kryera.

“20 mijë njerëz përkundër faktit që përjetuan më të tmerrshmen dhe qëllimit të atyre që kryen krime që t’i lënë në dhimbje të përhershme sot po e ngrisin zërin për të kërkuar nga ne të punojmë për drejtësi. Thirrja jonë është thirrje për drejtësi e cila duhet të dëgjohet kudo në botë. Këto lule duhet ti mbajë secili përfaqësues i Kosovës që ulet në tavoline me Serbinë që t’ia përkujtojnë serbëve krimin që kanë kryet”.

E Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skënder Reçica, tha se po mundohen që të kryejnë obligimin e tyre si Qeveri për tu dalë në ndihëm kësaj kategorie.

“Ky instilacion duhet të na shërbejë edhe në të ardhmen. Ne si shoqëri dhe Qeveri jemi sado pak duke kryer obligime andaj kësaj kategorie. Obligimi kryhet vetëm kur aktorët vihen para drejtësisë. Nuk është shumë që çdo ditë të angazhohemi të jemi zëri i atyre dhe kësaj tragjedie dhe deri sa të kemi ata që kryen krime para drejtësisë”.

Ndërsa Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti ka thënë se qëllimi i këtij instalacioni është për të kërkuar në mënyrë simbolike që viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë të mbështeten vazhdimisht.

“Nuk mjafton zëri i Vasfijes dhe Shyhretes që zgjoi letargjinë e fjetur të shoqërisë kosovare në raport me krimet e luftës dhe dhunimet, por duhet të krijojmë hapësirë edhe për viktimat e tjera të luftës që të fuqizojmë dhe mbështesim ato. Kjo është arsyeja e instalacionit simbolik ‘Bëhu zëri im’ që ne të jemi zëri i tyre në çdo perspektivë jetësore”./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/281531789567615/

Shpërndaje në rrjete sociale