Covid-19/ Miftaraj: Të izolohen për 6 muaj liderët e partive

11:25 | 5 Mars 2021

Ka disa ditë që trendi i rasteve të reja me COVID është duke u rritur në masë të madhe. Kjo rritje e numrave vjen pikërisht pas fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit, ku asnjëra prej partive politike nuk ka respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Sars-COV-2, duke organizuar grumbullime njerëzish, shpesh herë edhe në ambiente të mbyllura.

Lidhur më këtë situatë ka reaguar Ehat Miftaraj nga IKD. Ai thotë se Qeveria duhet të marrë urgjent masa për të parandaluar përhapjen e virusit.

Postimi i plotë:

Qeveria urgjent duhet te marr masa per te parandaluar valen e re te COVID-19!

Masat duhet te jene efektive, adekuate dhe te zbatueshme vetem ndaj lidereve te partive politike dhe perfaqesuesve te larte te institucioneve shteterore.

Psh.  Nje nder masat duhet te jete qe te njejtit te izolohen per se paku 6 muaj ne shtepite e tyre dhe mos te kene te drejte te dalin ne pubik per ta perhapur virusin.  E njejta duhet te vlej edhe per Naser Ramadanin dhe Valbon Krasniqin.

Popullin, bizneset, shkollat ti lene rahat me hallet e tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara