Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën Gjilan-Bujanoc ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar tre persona.
Sipas njoftimit njëri nga tre të lënduarit është duke marrë trajtim në emergjencën e Gjilanit, ndërkaq dy të tjerët pas tretmanit janë liruar.
“Rr. Gjilan-Bujanovc 31.05.2023 – 08:00. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona, njëri prej tyre është duke u trajtuar në emergjenten e Gjilanit, ndërsa dy të tjerët pas tretmanit janë liruar”, thuhej në raportin 24 orësh të PK-së. /Arbresh.info/
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore