Mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta, sot i janë nënshtruar Testit të Arritshmërisë, i organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI). Testi i Arritshmërisë është mbajtur në 156 qendra të testimit në gjithë vendin.
Kështu kanë bërë të ditur nga MASHTI përmes një postimi në rrjeti social në Facebook, duke shkruar se në këtë proces kanë qenë të angazhuar mbi 460 komisionerë dhe afër 2.200 administrues.
“Rreth 26 mijë nxënës të klasave të nënta, i janë nënshtruar sot Testit të Arritshmërisë të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI). Testi i Arritshmërisë është mbajtur në 156 qendra të testimit në gjithë vendin. Në këtë proces kanë qenë të angazhuar mbi 460 komisionerë dhe afër 2.200 administrues. Procesi ka filluar në orën 10:00 në të gjitha qendrat ku është mbajtur testimi”, bëjnë të ditur nga MASHTI.
Sipas tyre, çdo gjë ka shkuar sipas planit dinamik të punës dhe nuk është shënuar ndonjë parregullsi e cila do të ndikonte në rezultatet e testit.
“Sipas informatave të para të Komisioneve, çdo gjë ka shkuar sipas planit dinamik të punës dhe nuk është shënuar ndonjë parregullsi e cila do të ndikonte në rezultatet e testit. Organizimi i testit është realizuar sipas kërkesave dhe standardeve më të larta, duke garantuar testim cilësor dhe të besueshëm. MAShTI falënderon të gjithë të përfshirët në procesin e Testit të Arritshmërisë, për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre. Testimi i nxënësve të klasave të nënta ka për qëllim që të bëj orientimin e nxënësve për regjistrim në shkollat e mesme të larta. Rezultatet e këtij testi pritet të shpallen më 7 qershor”, thuhet në njoftimin e tyre.
Haradinaj mbështet veprimet e SHBA ndaj Iran: Liria për popu...
Izraeli pretendon se ka eliminuar shefin e Gardës Revolucion...
Irani sulmon me raketa edhe në Siri, katër të vrarë
Arlind Ajeti shënon sërish në Turqi
PDK mbledh kryesinë për të diskutuar për presidentin
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...