Prokuroria Themelore në Gjakovë ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurve me inicialet A.T., dhe V.H. si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit A.T., dhe V.H., ditë me parë e deri me datën 18.07.2025, të koordinuar paraprakisht në mes vete me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, kanosin personin tjetër – këtu të dëmtuarën B.H., se do të zbulojë diçka në lidhje me të, që do të dëmtojë rëndë nderin dhe autoritetin e saj, në atë mënyrë që ditën kritike pasi e pandehura V.H., një javë me parë e kishte telefonuar të dëmtuarën, duke iu drejtuar me fjalët ,, unë kam fakte qe ti ke kaluar me 2 – 3 persona dhe nëse nuk mi dërgon 5000 euro këto prova do të ia dërgoj burrit tënd”, e me pas ditën kritike e kishte telefonuar përsëri duke i thënë ,, a vendose për pare” por që e dëmtuara me qellim qe të kuptoj se ç’far po ndodh i përgjigjet ,, po ku donë me ti pru paret a qysh ,, pastaj e pandehura e udhëzon se ,, vjen i bjen në qendrën tregtare V. ne katin e tret lej dikund në tesha me trego ku janë dhe shkoj i marr ” por që gjatë kësaj kohe e pandehura mban komunikim vazhdimisht me të pandehurit A.T., duke e informuar për veprimet e saj ku i thotë se ,, jam duke shkuar ne qendrën tregtare V. sepse ajo është duke mi pru paret” dhe ai përgjigjet ,, ne rregull edhe unë po nisna”, ashtu që pasi e dëmtuara i vendos parat ashtu siç kërkon e pandehura në një palë pantallona fermerka të zi, e pandehura kishte shkuar aty bashkë me vajzën e saj (fëmijë 9 vjeçe), duke kontrolluar dhe pasi gjen aty zarfin e merr, e fut në xhep dhe fillon të largohet por që pasi zbret në katin e dytë verën një zyrtar policor dhe tenton të largohet duke e hedhur zarfin në tokë të cilën ende nuk e kishte hapur por që aty ndalohet nga zyrtaret policor ku pas pak çastesh arrestohet edhe i pandehuri A.T., i cili kishte ardhur aty.
Sipas prokurorisë, me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale, Shantazhi nga neni 329 par. 1 lidhur me nenin 31 dhe 28 të KPRK-së./Arbresh.info/
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...