Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike në të cilën ka marrë disa vendime.
Sipas njoftimit, në mesin e tyre ëshët edhe emërimi i Arton Mehmetit në pozitën e kryesuesit të Bordit të KEK-ut ndërsa Skënder Hazirin në pozitën e anëtarit, shkruan Arbresh.info.
Gjatë kësaj mbledhje është miratuar edhe vendimi për shpronësim të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i Rrugës Rajonale Prizren-Prevallë”.
“Miratuar vendimin për shpronësim të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: ‘Zgjerimi i Rrugës Rajonale, R 115 Doganaj-Shtërpcë’ Zonat Kadastrale: Viqë dhe Drekoc, Komuna Shtërpcë”, thuhet tutje në njoftim.
Kujtojmë që kryeshefi i pezulluar të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) Nagip Krasniqi ka qenë në paraburgim nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim të pozitës apo autoritetet zyrtar”, “ushtrim të ndikimit” dhe “konflikt të interesit”.
Ai është liruar në shtator me kërkesë të Prokurorisë Speciale./Arbresh.info/
Lexo edhe:
LAJMI I FUNDIT/ Me kërkesë të Prokurorisë Speciale, Nagip Krasniqi lirohet nga paraburgimi
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...