Muharrem Nitaj nga AAK-ja pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, ka thënë që zgjedhjet e 17 tetorit do të mbahen në po atë datë.
“Sapo ka përfunduar takimi i përfaqësuesve të partive politike parlamentare me Presidenten për te diskutuar zgjedhjet lokale dhe rekomandimin për shtyrjen eventuale të tyre. Nuk kishte pajtueshmëri midis Opozitës dhe shumicës dhe ne mungesë të një dakodimi, data e zgjedhjeve lokale mbetet e pandyshuar!
Në takim pati një frymë konstruktive dhe pavarësisht qëndrimit të Pozitës pro shtyrjes së zgjedhjve, kryetari i saj Albin Kurti, tha se nuk do ta imponojë qëndrimin e tij!
Partitë politike u dakorduan në parim që fushata të zgjasë vetëm 5 ditë dhe nën respektim të plotë të masave mbrojtës ndaj Covid 19”./arbresh.info/
Evropa punon, Kosova pushon – institucionet e vendit mbyllen...
Edhe 4 ditë deri në përmbylljen e afatit për dorëzimin e lis...
Haradinaj kujton Komandant Drinin: La gjurmë të pashlyeshme ...
Shpërthen vullkani në Indonezi, 3 të vdekur dhe 20 të zhduku...
Dy punëtorë shëndetësorë sulmohen nga qentë endacakë në obor...
Gjesti feston sot ditëlindjen, ka një surprizë për fansat