Kërkimet për gjetjen e dy policëve të zhdukur janë duke vazhduar edhe sot, që nga mëngjesi.
Zhytësi i njohur Ismajl Kasumi bashkë me ekipin e tij ka arritur sot paradite në vendngjarje ku edhe është duke bërë kërkimet por deri më tani pa asnjë rezultat, raporton Arbresh.info.
Kasumi deri tani nuk ka pranuar të jap ndonjë deklaratë për mediat se deri ku dhe kur do të vazhdojnë kërkimet dhe se a kanë ndonjë pikë referente.
Sipas tij, nuk kanë çfarë te deklarohen pa përfunduar kërkimet.
Malsor Dashi e Armend Trena janë aksidentuar me veturë mbrëmjen e së shtunës së kaluar.
Vetura e tyre thuhet se ka rënë nga një lartësi e madhe në magjistralen Kaçanik – Han i Elezit dhe është gjetur poshtë tek lumi Lepenc.
Vetura është gjetur e vetme ndërkohë që për fatin e dy policëve që ishin në të nuk dihet ende./Arbresh.info

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...