Havolli: Kosova e fiton rastin kundër IUTE CREDIT

20:06 | 18 Nëntor 2022
E.H

Kosova e ka fituar rastin ndaj institucionit makrofinanciar IUTE CREDIT, në arbitrazh ndërkombëtar.

Kështu ka bërë të ditur ish zv.guvernatori i BQK-së, Sokol Havolli përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë Kosova ka insistuar në ligjshmëri, dhe kjo është konfirmuar si e drejtë nga ana e abritrazhit ndërkombëtar.

“Ne insistuam në ligjshmëri edhe kur u sulmuam në mënyrë të paskrupullt nga qarqe të ndryshme, madje edhe me pozicione të rëndësishme publike, brenda vendit” shkroi Havolli, transmeton arbresh.info.

Postimi i tij i plotë:

Kosova e fitoi rastin kundër IUTE CREDIT në arbitrazh nderkombetar.

Insistimi jonë për ligjshmeri dhe vetem ligjshmeri ne vendimet tona u konfirmua si i drejte edhe nga arbitrazhi nderkombetar.

Ne insistuam ne ligjshmeri edhe kur u sulmuam ne menyre te paskrupullt nga qarqe te ndryshme, madje edhe me pozicione te rendesishme publike, brenda vendit.

Prandaj, ndjehem shume krenar që, me autorizimin e Guvernatorit Fehmi Mehmeti, udhëheqa ekipën me te cilen i’a shpëtuam Kosovës 30 milionë euro, i mbrojtem qytetarët e Kosoves nga abuzimi financiar dhe ruajtëm stabilitetin financiar në vend!

Kjo dëshmon punën e ndershme dhe të përgjegjshme në shërbim të Republikës tonë!

I Juaji,

Sokol Havolli/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme