Një javë më parë në hyrje të qytetit të Drenasit ka ndodhur një aksident, ku siç shihet në videon e siguruar nga arbresh.info, një veturë godet dy këmbësorë në zebra.
Në video shihet se është një grua dhe një fëmijë rreth moshë 10 vjeç.
Pamjet tregojnë se vetura po lëvizte në shpejtësi më të madhe se sa është e lejuar.
Arbresh.info mëson poashtu se këmbësorët janë familjarë, nënë dhe djalë dhe se ata kanë marrë trajtim mjekësor pas aksidentin i cili ka ndodhur pas orë 14:00 të datës 20 qershor.
Por, për këtë rast Policia e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë informacion. Në raportet 24 orëshe të Policisë nuk ka ndonjë të dhënë për këtë rast.
Arbresh.info ka kërkuar në raporte e PK-së të dërguara për media nga data 21.06 deri më datë 27.06, por në asnjërin nga ta nuk ka ndonjë informacion për rastin.
Në raportet e Policisë së Kosovës janë dy raste të paraqitura, që kanë ndodhur me datë 20 qershor, njëri ka të bëjë me një vetplagosje aksidentale me armë zjarri, kurse tjetri me një ankesë të një femre për keqtrajtim psiqik nga një mashkull.
Për rastin e goditjes së dy personave, arbresh.info më 26 qershor i është drejtuar me imell zyrtare Policisë Rajonale të Prishtinës, të cilët kanë konfirmuar pranimin e imellës, por nuk kanë kthyer përgjigje deri të dielën./arbresh.info/


Isa Mustafa: LDK nuk zgjidhet me tifozllëk, Kuvendi duhet të...
PDK: Prokuroria të hetojë pamjet e rreme të publikuara nga K...
Trubin e rrëfen momentin e çmendur: Nuk e kuptoja çfarë po n...
IKShPK fillon testimin e avancuar laboratorik për zbulimin e...
Rama për Le Monde: Turizmi po ndryshon perceptimin për Shqip...
Kurti: Ekonomia digjitale po shndërrohet në motor të zhvilli...