Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca sot dorëzon padi për shpifje dhe fyerje ndaj Dardan Molliqajt të PSD-së.
Vetëvendosje përmes një njoftimi për media bën të ditur se padia do të dorëzohet në Pallatin e Drejtësisë në ora 11:00.
Ndryshe, ditë më parë shefi i Grupit parlamentar i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se se dhjetë ditë para se të largohet nga Vetëvendosje ka kuptuar që Glauk Konjufca kishte qenë pjesë e SHIK-ut.
“Ditën që Glaukut ia kam përmendur në Kuvend [që Konjufca ishte pjesë e SHIK-ut], ai ia ka pranuar Sali Salihut në hollin e Kuvendit, i ka thënë ‘po’”, ishte shprehur Molliqaj.
Sipas tij, ka edhe njerëz të tjerë të Vetëvendosjes që kanë qenë pjesë e SHIK-ut, por ai kësaj radhe “kishte punë vetëm më Glauk Konjufcën”.
Rreth 25 shtëpi përmbytën në Greqi pas reshjeve të rrëmbyesh...
Arben Vitia: LVV po bën maksimumin që të shmangen zgjedhjet
Hegseth kërkoi shkarkimin e tij, shefi i Ushtrisë Amerikane ...
Dyshohet mashtrim me njëhësorët e KEDS-it, Prokuroria nis he...
Dënohet me 24 vjet burg Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkës...
Nuk vendos as për Kosovën e as për Shqipërinë, Leon Myrtaj d...