Është raportuar se gjatë detyrës është sulmuar një inspektore e AUV-it, në një lokal në Gjakovë, shkruan arbresh.info.
Inspektorja ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq pronari ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
“Fsh. Hereq, Gjakovë 28.09.2021 – 22:20. Viktima femër kosovare inspektor i AUV-it ka raportuar se derisa kishte qenë në kryerje të detyrës së bashku me dy kolegë të saj në inspektim, kishin hasur një lokal të hapur, duke punuar. I dyshuari – pronari i lokalit i kishte fyer inspektorët pastaj e kishte sulmuar viktimën e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore por i dyshuari nuk është hasur pasi e kishte mbyllë lokalin dhe ishte larguar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron