Ministria e Financave ka bërë të ditur se ka një rritje për mbi 130% të të hyrave të inkasuara falë masave për luftimin e ekonomisë jo-formale nga Dogana e Kosovës.
Sipas njoftimit në periudhën janar-nëntor të këtij viti numri i sekuestrimeve ka shënuar rritje prej prej 137.4% krahasuar me periudhën janar-dhjetor 2019, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa, siç thuhet në njoftimin e ministrisë, falë masave për luftimin e evazionit fiskal të hyrat e inkasuara janë rritur për 160.9% në periudhën janar-nëntor 2023, krahasuar me periudhën janar-dhjetor 2019.
“Rritje për mbi 130% e të hyrave të inkasuara falë masave për luftimin e ekonomisë jo-formale nga Dogana e Kosovës Të dhënat nga Dogana e Kosovës tregojnë se numri i sekuestrimeve, konfiskimeve dhe luftimi i evazionit fiskal kanë shënuar rritje të theksuar. Në periudhën janar-nëntor 2023 vlera e konfiskimeve e sekuestrimeve nga ka shënuar rritje prej 137.4% krahasuar me periudhën janar-dhjetor 2019.
Ndërsa, falë masave për luftimin e evazionit fiskal (psh rivlerësimi i mallrave gjatë zhdoganimit) të hyrat e inkasuara janë rritur për 160.9% në periudhën janar-nëntor 2023, krahasuar me periudhën janar-dhjetor 2019.”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Arbresh.info/
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri