Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Gresa Caka – Nimani, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Në takim sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese, ndër të tjera u diskutua për punën dhe për funksionimin e Gjykatës pas largimit të dy gjyqtarëve kushtetues në qershor të këtij viti, si dhe për rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë funksionale të saj, si parakusht i domosdoshëm për mbrojtjen e kushtetutshmërisë në vend.
Kryetarja Caka – Nimani vuri theksin edhe në rëndësinë e rritjes së transparencës në punë, në avancimin e kapaciteteve profesionale dhe komunikimin më të mirë të Gjykatës me publikun, me ç’rast edhe shprehu mirënjohjen e saj për ndihmën që Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i ka ofruar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në këtë drejtim.
Ambasadori Abbott, pasi që i uroi suksese kryetares Caka – Nimani në përmbushjen e obligimeve në detyrën e saj të re, nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së integritetit institucional të Gjykatës Kushtetuese dhe u zotua për vazhdimin e përkrahjes edhe në të ardhmen./arbresh.info/
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë