Një 28-vjeçar, shtetas i Shqipërisë, është plagosur me armë zjarri.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se ngjarja ka ndodhur kur viktima derisa po lëvizte me veturë në rrugën Morinë-Gjakovë, në fshatin Nec, është ndaluar nga dy persona të panjohur të cilët e kanë sulmuar fillimisht me mjet të fortë e më pas me armë zjarri.
“Rreth orës 12:25, jemi njoftuar se një shtetas shqiptar rreth moshës 28 vjeçare, ishte dërguar në spitalin e përgjithshëm në Gjakovë me lëndime të shkaktuara nga armë zjarri. Sipas informatave të para, viktima ka raportuar se, gjatë lëvizjes me veturë në rrugën Morinë-Gjakovë, në fshatin Nec, është ndalur nga dy persona të panjohur, të cilët fillimisht e kanë sulmuar me mjet të fortë dhe më pas me armë zjarri”, tha Elezaj.
Elezaj tha se janë duke kryer hetimet për të identifikuar të dyshuarit
“Nga personeli mjekësor, jemi njoftuar se viktima aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e nevojshme policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme hetimore, me ç’rast edhe janë gjetur tre fishekë dhe dy gëzhoja. Lidhur me këtë ngjarje është njoftuar Prokurori për Krime të Rënda, me vendimin e të cilit është iniciuar rast vrasje e mbetur në tentativë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar të dyshuarit”, tha Elezaj./Arbresh.info
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...
Bayern Munich i bashkohet klubeve angleze në garën për trans...
Shtatë për qind e pagës për shëndetin, “funksionalizimi i pl...
E dhimbshme: Vdes veterani i UÇK-së, Brahim Toçani
SHBA-ja ka rënë dakord për lirimin e aseteve të ngrira të Ir...
Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse