Policia e Kosovës të premten ka zhvilluar garat në gjuajtje me armë zjarri, në poligonin e hapur në Cërnushë të Mitrovicës.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se kjo ishte në kuadër të aktiviteteve sportive të planifikuara me rastin e shënimit të 26-vjetorit të Policisë së Kosovës.
Në këto gara pjesëmarrës ishin tetë ekipe policore nga departamente dhe drejtoritë të ndryshme, të përfaqësuara me nga tre garues.
Policia thekson se garat u zhvilluan në disiplinat ekipore dhe individuale, duke pasqyruar nivel të lartë profesional, disiplinë dhe frymë sportive.
“Vendi i parë është për Departamentin e Njësive Speciale, vendi i dytë është i Drejtorisë Rajonale Pejë dhe vendi i tretë i takon Drejtorisë së Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë (DNJNSH)”, thuhet në njoftim në pjesën e rezultateve grupore.
Ndërsa për rezultatet individuale, Policia përmendi: “Ardian Dvorani nga Departamenti i Njësive Speciale në vendin e parë, në vendin e dytë është Bledian Hajdari – DRP Prizren, si dhe në vendin e tretë është Arlind Xhokli – DRP Ferizaj.
Sabotazhi i pretenduar në Serbi me pasoja të mundshme politi...
Aksident trafiku në Rixhevë të Klinës, një i lënduar
Teherani: Retorika e Trump pa efekt në hapjen e Hormuzit
Alarm te Real Madridi: gjashtë lojtarë në rrezik pezullimi p...
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike