Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe në Reçak me rastin e 26-vjetorit të masakrës.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se në këtë përvjetor, të gjithë e kemi detyrimin moral ta mbajmë gjallë kujtesën e Masakrës së Reçakut dhe të angazhohemi për të mbrojtur vlerat mbi të cilat u ngrit Kosova.
“26 vjet nga masakra e Reçakut. Në mëngjesin e ftohtë të 15 janarit 1999, forcat policore, ushtarake dhe paramilitare të Serbisë kryen një nga aktet më të rënda të historisë së vonshme njerëzore. 45 civilë shqiptarë – burra, gra, të moshuar dhe fëmijë – u vranë e u masakruan brutalisht. Ambasadori William Walker e cilësoi këtë masakër si një “krim kundër njerëzimit”, një akt që tronditi ndërgjegjen e botës dhe shënoi një pikë kthese në angazhimin ndërkombëtar për çlirimin e Kosovës. Sot, 26 vjet më pas, kujtojmë me dhimbje e nderim sakrificën e viktimave të Reçakut dhe qëndresën e familjarëve e të mbijetuarve që bartin ende plagët e asaj tragjedie. Ky krim mizor është më shumë se një akt brutal dhe një dhimbje kombëtare; është një rikujtim i përjetshëm i çmimit që pagoi populli ynë për liri dhe shtetësi, dhe sakrifica që mundësoi krijimin e shtetit tonë të pavarur dhe realizimin e ëndrrës kombëtare për lirinë që e gëzojmë sot. Në këtë përvjetor, të gjithë ne kemi detyrimin moral ta mbajmë gjallë kujtesën e Masakrës së Reçakut dhe të angazhohemi për të mbrojtur vlerat mbi të cilat u ngrit Kosova. Lavdi përjetë viktimave të Reçakut dhe gjithë atyre që u flijuan për lirinë tonë”, ka shkruar Abdixhiku.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...