Një 25-vjeçar është arrestuar në një fshat të Komunës së Shtimes, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe kanosur gjyshen e tij, ndërsa më pas ka hedhur një shishe qelqi në drejtim të gjyshit.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 22 korrik 2026, rreth orës 12:00, pas një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarit dhe gjyshes së tij.
Rreth një orë më vonë, i dyshuari dyshohet se ka hedhur një shishe qelqi në drejtim të gjyshit, i cili nuk ka pësuar lëndime.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit dhe nuk ka qenë në gjendje të deklarohet.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj 25-vjeçarit janë iniciuar rastet për veprat penale “Sulm” dhe “Kanosje”, ndërsa ai është dërguar në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...