Laura Pula, koordinatore nacionale për zgjedhje ka thënë se janë angazhuar prapë në zgjedhje me moton për mbrojtjen e votës së qytetarit.
“Kemi krijuar memorandum bashkëpunimi me Policinë, KQZ, PZAP, dhe KGjK. Ky memorandum është bërë për shkak të marrjes së vendimeve nëse shkelet e drejta e votës”, ka thënë ajo.
Pula ka shtuar se kanë nënshkruar marrveshje me Policinë dhe Prokurorinë, shkruan arbresh.info.
“Arsyeja e nënshkrimi është që të veprohet menjëher në rast të shkeljes së votës. Ne kemi angazhuar 100 prokuror në teten se bashku me staf mbështetës që do të operojnë në 38 komuna së bashku me hetuesit e policisë së Kosovës. Këta prokuror do të jënë në gjendje gatishmërie 24 orë”, ka treguar ajo.
Pula ka shtuar se qysh tani kanë nisur të dërgojnë policë dhe prokuror për të vëzhguar vendin, shkruan arbresh.info.
“Arsyeja pse para kohë është se Kodi Penal e parasheh këtë duke u ndarë para votimit, ditën e votimit dhe pas votimit.”
Sipas saj, komisionerët që nuk lajmërojnë shkeljet dënohen deri në pesë vjet burgim.
“Kodi penal dhe veprat penale parashohin dënime të rënda, të ashpërsuara. Po ashtu ata që mundohen të votojnë më shumë se një herë dënohen deri në tre vjet burg”, shtoi Pula./arbresh.info/
Vdekja e Ali Khameneit, Irani shpall 40 ditë zie
Sulmuan fizikisht një kosovar në Leposaviq, arrestohen dy sh...
Kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një shtetas i ...
Vrasje në tentativë në Gjilan, 7 persona përfshihen në përle...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të: Ballkani pr...
Temperaturat deri në 20 gradë në Shqipëri