Një person 23-vjeçarë është arrestuar sot në Prishtinë i dyshuar për shitblerje të substancave narkotike.
Policia njofton se me të dyshuarin F.D., është takuar në rrugën “Beqë Lokaj”, të cilin policia e ka paralajmëruar të ndalet, por i njëjti ka hedhur në tokë një qese me substanca të dyshuara narkotike dhe ka filluar të ikë duke vrapuar me shpejtësi.
Policia ka vazhduar ndjekjen aktive të personit të dyshuar dhe brenda pesë minutave ka arrit ta ndaloj dhe arrestojë të njëjtin, ku pas kontrollit në trupin e tij është gjetur një pistoletë 7.65 mm, me një karikator me pesë fishekë, 965 euro si dhe një telefon celular Iphone 13 pro max.
“Në konsultim me organet e drejtësisë është bastisur- kontrolluar shtëpia e të dyshuarit në Prishtinë, nën dyshimin e bazuar në lidhje me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike”, vepër kjo e sanksionuar me kodin penal të RKS-së”, thuhet në njoftim.
Gjatë operacionit të bastisjes në shtëpinë e personit të dyshuar, në cilësi të provave materiale është gjetur dhe sekuestruar: një armë e gjatë AK-47 me një karikator dhe 2 fishekë, si dhe dy paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë: njëra prej 556 gramëve dhe tjetra qese prej 568 gramëve (në total marihuana e konfiskuar rezulton: 1 kg 154 gram).
Në konsultim me prokurorin kompetent, pas intervistimit i dyshuari ndalohet për 48 orë dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente të antidrogës./Arbresh.info/
Ndërpritet përkohësisht seanca në rastin e sulmit të Ibër-Le...
Tre të vrarë nga një shpërthim në Moskë, mes tyre dy oficerë...
Gjendja aktuale e energjisë/ KOSTT-i thërret konferencë për ...
Shqipëria pranon dërgesën e parë të sistemeve antitank Javel...
Presidenti i Gjermanisë: Solidaritet me Ukrainën për Krishtl...
Nis seanca për sulmin terrorist në ‘Ibër-Lepenc’