Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP), bashkë edhe me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi, dhe ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli.
Në adresimin e tij para të pranishmëve, kryeministri veçoi se kjo është një ditë për të reflektuar mbi rrugëtimin e ARKEP-it, dhe për të festuar sukseset që janë arritur në avancimin e fushës së komunikimeve elektronike e shërbimeve postare, të cilat i rregullon ky rregullator, transmeton Arbresh.info.
“Sot Kosova është një prej liderëve në rajon për shërbimet e internetit brezgjërë. Edhe në telefoninë mobile, përkatësisht 4G e 5G, edhe në lokacione fikse, pra, në amvisëritë e në bizneset tona. Shërbimet postare në Kosovë kanë njohur hov të lartë të zhvillimit, shpejtësi, kudondodhje dhe cilësi”, theksoi ai.
Kryeministri tha edhe se ARKEP-i ka luajtur një rol kyç në transformimin e komunikimeve elektronike e postare në vendin tonë. Me këtë rast, kryeministri veçoi disa nga arritjet më të spikatura të viteve të fundit.
“Me rimëkëmbjen e operatorit publik dhe kujdesin e veçantë për aplikim të teknologjive të sigurta e me origjinë nga vende mike, si Qeveri i kemi dhënë sinjale të qarta dhe pozitive këtij sektori. Të dy operatorët e telefonisë mobile po e zgjerojnë shtrirjen e rrjetit të shërbimeve 5G, përfshirë këtu edhe veriun e vendit tonë. Të dy këta bashkë, me shërbimet e tyre, do të jenë të dobishëm për publikun, qytetarët, bizneset dhe institucionet e Kosovës”, shtoi kryeministri, duke theksuar se Kosova e ka përqindjen më të lartë të shtrirjes së rrjetit dhe penetrimit të shërbimeve të internetit në amvisëri e biznese.
Në përfundim të fjalës së tij, kryeministri falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë rrugëtim nga ekipi i ARKEP-it e deri te profesionistët e palodhur, zyrtarët, administratën, Ministrinë e Ekonomisë, dhe partnerët tanë zhvillimorë. “Falë vizionit pasionant dhe punës suaj të pandalshme, sot mund të themi se Kosova është duke u bërë një rast suksesi në sektorin e komunikimeve elektronike dhe postare”, përfundoi ai./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...