Prej shpalljes së Kosovës si shtet gati 20% ose 1/5 e popullsisë ka ikur nga Kosova,.
Prejse Kosova është shpallur shtet dhe deri më tani vendin e ka lëshuar 20% e popullsisë së saj. Në pesë vjetët e fundit 135 mijë qytetarë kanë ikur nga vendi në mënyrë joligjore dhe prej tyre janë kthyer vetëm 40 mijë. Arsyet kryesore vlerësohet të jenë mungesa e perspektivës, varfëria dhe qeverisja jo e mirë, shkruan gazeta “Zëri”.
Sipas Zyrës Evropiane të Statistikave (EUROSTAT), në periudhën 2008-2018 gjithsej 203.330 qytetarë kanë ikur nga Kosova dhe kanë bërë kërkesë për azil në Bashkimin Evropian. Po ashtu gjatë kësaj kohe 141.330 qytetarë të Kosovës u gjetën ilegalisht të pranishëm në BE.
Kësisoj prej shpalljes së Kosovës si shtet gati 20% ose 1/5 e popullsisë ka ikur nga Kosova.
DnV: Dalja deri në 17:00 rreth 29%, nga dy zgjedhjet e kalua...
Kosova votoi, mbyllen zyrtarisht qendrat e votimit
EXIT-POLL PIPOS: VV 42.3%, PDK 21.6%, LDK 17.3% dhe Aleanca ...
Moti i ngrohtë në pesë ditët e ardhshme
Policia arreston dy persona në Pejë të dyshuar për orientim ...
DnV: Dalje e ulët e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se n...