Një aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Fillimisht lidhur me këtë rast, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, viktima ishte 34-vjeçari nga Maqedonia, me inicialet A.J.
Viktima është turku Sefa Kaya e i cili menaxhonte këngëtarin e famshëm shqiptar, Azet
Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Flora Ahmeti, zëdhënëse në PK, ka thënë se në veturë janë gjetur dokumentet e A.J, për të cilin fillimisht ishte raportuar se ishte personi që ka vdekur në këtë aksident.

Mirëpo pas hetimin, Policia ka konstatuar se dokumentet e gjetura në veturë nuk janë të viktimës.
“Në automjetin e aksidentuar, në momentin kur ka arrit policia ka qenë një person(ngasësi), dhe aty janë gjetë dokumentet me inicialet që ne i kemi përcjelle te ju. Mirëpo gjatë hetimit te rastit, është konstatuar se dokumentet personale të gjetura ne automjet nuk i ishin të viktimës. Viktima është S, K mashkull 25 vjeç, shtetas i Zvicrës. Me urdhër te prokurorit trupi i pajete i viktimës dërgohet për obduksion, ndërkohë që hetuesit e njësitit te trafikut, janë duke u marr me rastin”, ka thënë Ahmeti për Arbresh.info.
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...