Policia e Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër do të ketë ndërpreje të përkohshme të qarkullimit në trafik në Prishtinë, për shkak të vizitës zyrtare që do ta bëjë Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar.
Bëhet e ditur se Policia do të ofrojë siguri dhe mirëmbajtje të rendit e qetësisë publike gjatë kohës kur ka lëvizje të eskortës së kryeministrit irlandez dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) nga aeroporti ndërkombëtar në drejtim të kryeqytetit, afër objekteve shtetërore si dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...