Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Prizrenit, ku një shtetas turk dyshohet se ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare dhe ka plagosur rëndë vajzën tjetër 10-vjeçare, përpara se të tentonte të vetëvritej.
Vajza 10-vjeçare është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar për Arbresh.info se e mitura ndodhet në gjendje stabile dhe se i janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjekësore.
Ndryshe, një 15-vjeçare ka mbetur e vdekur dhe motra e saj, 10-vjeçare është në gjendje të rëndë në QKUK pasi dyshohet se janë goditur me thikë nga babai i tyre.
Sipas policisë, i dyshuari, babai i tyre ka lënduar edhe veten me thikë dhe tashmë është arrestuar dhe ndodhet në spitalin rajonal të Prizrenit./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Tragjedi në një familje në Prizren, babai ther për vdekje vajzën 15 vjeçare
Trump thotë se Venezuela do të fitojë më shumë para nën drej...
Trump: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos