Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në vazhdën e shumë aktiviteteve që ka zhvilluar, së fundmi ka nisur së zbatuari planin operativ ‘’ Skuteri 2021’’.
Në kuadër të këtij aktiviteti, që nga data 28.04.202, policia ka shqiptuar 22 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe skuterëve , ndërsa ka konfiskuar edhe 10 prej tyre në mungesë të dokumentacionit të rregullt.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të ligjit mbi komunikacionin rrugor.
Apelojmë tek të gjithë drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve, ti respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor, ( vendosja e helmetës gjatë drejtimit, vozitje të kujdesshme në rrugë si dhe pajisja me dokumentacion të rregullt), me qëllim të evitimit të ndonjë aksidenti me dëme materiale , lëndime trupore apo me pasoja fatale në njerëz, thuhet ne njoftim./arbresh.info/

Zbulohet veprimtari e paligjshme mjekësore në Obiliq, interv...
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet