Një aksident trafiku ka ndodhur sot paradite në kryeqytet, saktësisht në Rrugën C të Prishtinës, ku një person i moshuar dyshohet se është goditur nga një veturë teksa po kalonte rrugën.
Zëdhënësi për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Enis Pllana, ka konfirmuar rastin për Arbresh.info, duke bërë të ditur se aksidenti është raportuar rreth orës 9:30.
Ai tha se i moshuari është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “C” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, , tha ai./Arbresh.info
LEXO EDHE:
“2025 – vit i humbur”/ Terras publikon draft-raportin për Ko...
Deri më tani, deri në 150 trupa amerikane të plagosur në luf...
45 vjet nga demonstratat e 11 marsit që tronditën ish-Jugosl...
Haradinaj: Presidentja e ka respektuar Kushtetutën dhe e ka ...
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell