Në mëngjesin e së dielës në një aksident të rëndë në Kroaci, 10 qytetarë të Kosovës kanë humbur jetën, derisa 40 të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Në mesin e atyre që nuk i mbijetuan këtij aksidenti ishte edhe Kujtim Kastrati nga Rahoveci.
Sot familja Kastrati nga fshati Malësi e Vogël e Rahovecit kishte hapur dyert e të pamës për familjarin e tyre.
Kadri Kastrati që tashmë të ndjerin Kujtim Kastrati e kishte nip, rrëfen për momentin kur e kuptuan lajmin e hidhur.
“Lajmin e kemi marrë vesh mbrëmë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Djali është nisur pardje, pasi më 6 gusht kemi pasur dasmë dhe Kujtimi ka pas me martua vëllanë. Në ora 5 të mëngjesit, pra një orë para ngjarjes na ka lajmërua se kanë arritur në Slloveni”, tregon për RTV Dukagjinin Kadri Kastrati.
Kujtimi la pas vetes prindërit, gruan dhe dy fëmijë.
“Kujtimi ka një vajzë në klasën e katërt dhe një djalë që më duket është i moshës parashkollore”, rrëfen familjari i të ndjerit Kujtim Kastrati.
Familjarët tjerë të Kujtimit rrëfejnë se fshati dita ditës po zbrazet pasi të gjithë po emigrojnë.

Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...