Ka filluar seanca e shqyrtimit fillestar për korrupsion në rastin e njohur si “Rezervat shtetërore”, ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj Irfan Lipovicës, Hafiz Garës dhe afaristit Ridvan Muharremi.
Seanca po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Pallatin e Drejtësisë, ndërsa në sallë janë të pranishëm të katër të akuzuarit, të cilët pritet të deklarohen lidhur me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Të pandehurit akuzohen për vepra penale që ndërlidhen me keqpërdorimin e pozitës zyrtare në rastin e “Rezervave shtetërore”, për të cilin Prokuroria pretendon se buxheti i shtetit është dëmtuar për rreth 2.9 milionë euro.
Ndryshe, në dhjetor të vitit të kaluar, seanca e shqyrtimit fillestar për këtë rast kishte dështuar të mbahej, pasi ishte shtyrë për shkak të mungesës së të akuzuarës Rozeta Hajdari./Arbresh.info

Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...