Në 24 orët e fundit janë ndalur nëntë persona të dyshuar nga Prokuroria e Shtetit

12:03 | 22 Mars 2021

Prishtinë, 22 mars 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar./arbresh.info/

 

Lajmet më të lexuara