Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, kanë takuar sot ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian, me të cilët kanë diskutuar lidhur me proceset e Kosovës drejt integrimit evropian.
Pas miratimit të denarkacionit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës , ministrat Tahiri dhe Hoxha kanë konfirmuar se Qeveria do të vazhdoj me përkushtim për të plotësuar edhe kushtin e fundit, atë të luftës kundër korrupsionit.
Pasi ka njoftuar ambasadorët me hapat e ndërmarrë nga Ministria e Drejtësisë për të përmbushur legjislacionin e kërkuar nga Agjenda e Reformave Evropiane, ministri Tahiri ka theksuar se institucionet e drejtësisë janë të mobilizuara më shumë se kurrë.
“Natyrisht, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një sfidë dhe proces i përhershëm, që do vazhdojë edhe pas liberalizimit të vizave, megjithatë, në përmbushje të këtij kriteri, mund të konfirmoj para jush se institucionet e sistemit të drejtësisë, janë më të mobilizuara se kurrë më parë” ka thënë Tahiri.
Edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka shprehur përkushtimin e Qeverisë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Jemi të vetëdijshëm se progresi i bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është prioritet i lartë dhe i lidhur ngushtë me procesin e integrimit evropian, jo vetëm për Kosovën por edhe për gjithë Ballkanin Perëndimor, ashtu siç është theksuar edhe nga Strategjinë e Ballkanit Perëndimor. Dhe në fund, dua t’iu siguroj se institucionet shtetërore e kanë të qartë rëndësinë e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit jo si një kriter i lidhur me agjendën e BE-së, por më e rëndësishme, si një kriter i lidhur me përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve tanë. Për këtë gjë, do të mbesim të pamëshirshëm në përpjekjet tona për të luftuar këto dukuri negative” ka thënë ministrja Hoxha./arbresh.info/
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici